Bunjaki ka zbuluar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka zbardhur listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.
Risi është rikthimi në skuadër i Besar Halimit, që nuk është ftuar për arsye teknike në disa ndeshjet e fundit. Për herë të parë është ftuar Ardin Dallku.
Ndeshja e parë do të jetë ajo me Kroacinë më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri. /Gazeta Express/