Zyrtare: Këta janë lojtarët e ftuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën

Zyrtare: Këta janë lojtarët e ftuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën

78
0

Bunjaki ka zbuluar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka zbardhur listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.

Risi është rikthimi në skuadër i Besar Halimit, që nuk është ftuar për arsye teknike në disa ndeshjet e fundit. Për herë të parë është ftuar Ardin Dallku.

Ndeshja e parë do të jetë ajo me Kroacinë më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri. /Gazeta Express/

loading...