ZYRTARE, Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët (LETRA)

ZYRTARE, Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët (LETRA)

605
0

Ditën e sotme Holanda ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, për  rikthimin e vizave për shqiptarët.

 

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda i kërkon Komisionit Europian të pezullojë vizat për shtetasit shqiptarë.

 

Rezoluta që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët u votua më 16 prill në parlamentin holandez. Rezoluta u hartua nga 5 partitë,  VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.