ZYRTARE: Hamdi Salihi transferohet te liga e njohur evropiane (FOTO)

ZYRTARE: Hamdi Salihi transferohet te liga e njohur evropiane (FOTO)

396
0

Hamdi Salihi është rikthyer përsëri në kampionatin ku ka kaluar disa nga vitet më të suksesshme të karrierës, në Austri. Por këtë radhë, sulmuesi shqiptar do të luajë në kategorinë e dytë në këtë vend, pasi ka nënshkruar me klubin e Wiener Neustadt. Drejtori sportiv i klubit austriak, Andreas Schicker, ka treguar për mediat në këtë vend se marrëveshja mes palëve është thuajse e mbyllur, por ka një detaj që duhet saktësuar, atë të dënimit që mori sulmuesi në ndeshjen me Kukësin. “Ai mund të shënojë përsëri me rregullsi. I ka pëlqyer shumë koha që kaloi këtu në Vjenë dhe dëshironte që të kthehej bashkë me familjen e tij. Unë mësova për një gjë të tillë nga miqtë e mi dhe po e kërkoja prej disa javësh”, tregoi Schicker. Klubi austriak duket i bindur se mund të anashkalojë dënimin me 10 ndeshje pezullim që i janë dhënë sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës. “Ai dënim do të vlejë vetëm për Shqipërinë. Këtë çështje do ta çojmë për shqyrtim para Federatës Austriake”, tha drejtuesi i klubit të ri të sulmuesit shqiptar.Salihi ka qenë një nga yjet e kampionatit austriak në të kaluarën, duke veshur fanellën e Ried (2007-2009) dhe Rapid Vjenë (2009-2012). Ai ka shënuar 53 gola me fanellën e Ried dhe 38 gola me atë të Rapid Vjenës gjatë viteve të tij në Austri.