ZYRTARE/ Gjermania konfirmon rastin e parë të prekur nga koronavirusi

ZYRTARE/ Gjermania konfirmon rastin e parë të prekur nga koronavirusi

471
0

Teksa numri i viktimave nga virusi i ri kinez ka shkuar në 106 dhe numri i të infektuarve është rritur në më shumë se 4500, është regjistruar edhe i prekuri i parë i koronavirusit në Mynih, Gjermani.

 

Rasti i parë i koronavirusit në Gjermani u konfirmua nga Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë, mbrëmjen e djeshme.

 

Personi që është prekur nga virusi është një burrë në qytetin e Mynih.

 

Ministri i shëndetësisë në një deklaratë ka thënë se personi i prekur nga koronavirusi është në mbikëqyrje në një repart izolimi dhe se rreziku i infektimit për njerëzit e tjerë aktualisht është i ulët.

 

Autoritetet shëndetësore thanë që personi i prekur është infektuar pasi një person nga Kina ka vizituar kompaninë e tij. Ai aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Personat që kanë qenë në kontakt me personin e prekur janë informuar në detaje në lidhje me simptomat e mundshme dhe masat higjienike.

 

Ditën e sotme në Gjermani do të mbahet një konferencë në lidhje më këtë rast.

 

Kujtojmë se virusi i ri e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan dhe mund të shkaktojë një infeksion akut të frymëmarrjes .

 

Deri më tani koronavirusi ka vrarë  106 persona dhe ka infektuar më shumë se 4500 të tjerë në Kinë, ndërsa raste të sëmundjes janë raportuar gjithashtu edhe në shumë vende të tjera. Vende të tilla si Koreja e Jugut, Tajvani, Tajlanda, Nepali, Vietnami, Arabia Saudite, Singapori, SH.B.A., Franca dhe Australia.