Zyrtare: Fitore e thellë e Konservatorëve në Britaninë e Madhe, dorëhiqet lideri...

Zyrtare: Fitore e thellë e Konservatorëve në Britaninë e Madhe, dorëhiqet lideri i Laburistëve

383
0

 

Partia e Konservatorëve në Britaninë e Madhe ka arritur një fitore të thellë përballë rivalëve Laburistë.

 

Ashtu siç edhe parashikuan exit-poll mbrëmjen e djeshme, partia e kryeministrit Boris Johnson ka arritur të sigurojnë 326 vende në parlament, kundrejt 199 për Laburistët e Jeremy Corbyn.

 

Ky i fundit ka deklaruar pas disfatës së rëndë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Laburistët morën 63 vende më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

 

Partia e tretë u rendit Partia Nacionale e Skocisë (SNP) e cila siguroi plot 55 vende në parlament. Liberal Demokratët morën 13 vende, ndërsa Partia e Gjelbër 1.

 

Në një prononcim të parë pas fitores, Johnson ka thënë se në mandatin e tij të parë do të zgjidhë edhe çështjen e Brexit.