Zvicër, e moshuara qëllon për vdekje 7-vjeçarin shqiptar

Zvicër, e moshuara qëllon për vdekje 7-vjeçarin shqiptar

640
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Basel të Zvicrës, ku një 7-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vrarë, pasi u sulmua nga një e moshuar.

Vogëlushi Mërgim L. nga Lipjani u qëllua me thikë nga një 75-vjeçare zvicerane. Ai kishte marrë plagë të rënda dhe ka qenë mësuesja e tij që e ka gjetur të shtrirë në trotuar.

Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve për shkak të hemorragjisë së lartë.

E moshuara është vetëdorëzuar në polici disa orë më pas, duke pranuar krimin. Ndërkohë, ende nuk ka një arsye për shkakun e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, sipas fotove të siguruara nga “Klan Kosova”, sot bashkëmoshatarët e tij dhe familjarët kanë vendosur lule dhe qirinj në trotuarin ku u gjet pasdreken e së enjtes.