Zvarritet sërish çështja për Arbër Çekajn, shtyhet seanca për në 20 nëntor

Zvarritet sërish çështja për Arbër Çekajn, shtyhet seanca për në 20 nëntor

422
0

Shtyhet sërish pretenca për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e kryesueses së trupit gjykues, pasi senaca ka filluar me vonesë. Senaca e radhës do të mbahet më 20 nëntor.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar, të cilin do ta përfitojnë edhe dy të arrestuarit e tjerë Armando Pezaku e Donaldo Lushaj.

Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe.