“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” , Albanian Excellence organizon mbrëmjen Gala në...

“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” , Albanian Excellence organizon mbrëmjen Gala në 12 dhjetor 2019

623
0

“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” , ideuar  nga Albanian Excellence, është  një project për të nderuar e për të pranuar se,  Zonjat e Shqiptarisë,  janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një factor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.

Titulli,  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për grate shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacionin  e tyre, iniciativat  e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mire të profesionit që prezantojnë,.

Qëllimi I çmimit është rinjohja dhe vlerësimi i punës së gruas shqiptare në zhvillimim e saj profesional; social dhe njerëzor në zhvillimin e një shoqërie dhe të një kombi në tërësi . Zbulimi I gra-lidere të cilat nga anonimati ,kanë arritur të promovojnë zhvillim personal , social,  dhe pro zhvillimit të një shoqërie. Njohja dhe promovimi  i tyre me qëllim mbeshtetjen e tyre ne komunitetet e më gjërë.

Po ashtu çmimi kërkon të promovojë grate panjohura në jetën e përditshme të cilat edhe pse mes shumë veshtirësive, kanë arritur që të përmbushin ëndrrat e tyre  duke qënë burim frymëzimi për gjeneratat .

Grate që  do të nderohen me këtë cmim jane nga fusha edukative, fusha sociale,  sipërmarrje rurale dhe mbrojtja e mjedisit, fusha e biznesit, Fusha Kulturore, Fusha e Sportit, Fusha e Shkencës dhe teknologjisë, Fusha publike

Të gjitha zonjat kanë treguar suksesin  e tyre në një esse që do të botohet në një libër që sipas traditës së  Albanian Excellence , do të promovohet kur të marrin titullin Zonjë që bën Shqiptarinë, më 12 dhjetor 2019 në Mak Albanian Hotel .

21 zonja nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia, Mali i Zi,  do të jenë protagonist të mbrëmjes  Gala  ku do të merret në ceremonalitet të plotë titulli  dhe trofea  “Zonjë që bënS hqiptarinë“.  Mbrëmja do tëjetë e një niveli shumë të lartë artistic dhe do të nderohet në drejtim nga dy emra shumë të njohur të ekranit mbarëshqiptar .