Zjarri në Notre-Dame vë në alarm gjithë botën, arrestohet një 37-vjeçar me...

Zjarri në Notre-Dame vë në alarm gjithë botën, arrestohet një 37-vjeçar me benzinë në katedralen e New Yorkut

607
0

Sipas BBC, një burrë 37-vjeçar është arrestuar në katedralen e ‘St Patrick’ në New York pasi nga kontrolli rezultoi se 37-vjeçari kishte në çantë, 2 bidona me benzinë dhe shkrepse. Policia vendase beson se 37-vjeçari donte të shkaktonte një zjarr në katedralen më të madhe të Amerikës dhe me siguri që ngjarja e fundit me zjarrin e Notre-Dame në Paris i ka vënë të gjithë në lëvizje.

 

Në të njëjtën kohë ISIS, i ka bërë thirje të gjithë besimtarëve në botë të vënë zjarr në çdo katedrale dhe kishë të krishterë. Kjo ka shtuar masat e sigurisë në kishat e të gjithë botës.

 

Ndaj 37-vjeçarit, u ngritën akuza për kërcënim publik dhe pritet që të dënohet me 1 vit burg.