Zjarret masive përfshijnë Kaliforninë, evakuohen nga shtëpitë mijëra njerëz

Zjarret masive përfshijnë Kaliforninë, evakuohen nga shtëpitë mijëra njerëz

304
0

Zjarret masive kanë përfshirë Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 2,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Zjarri ka përfshirë 10,000 hektarë tokë në Qarkun Sonoma dhe vijon të përhapet me shpejtësi, thotë departamenti i shtetit për mbrojtjen nga zjarri.

Ndërkohë, nga zjarri po rrezikohet edhe Kalofornia e Jugut, për shkak se erërat e fuqishme po e përhapin me shpejtësi.

Në Kaliforninë e Jugut, priten erëra të forta me 30 milje në orë. Kujtojmë se Kalifornia u prek nga zjarri një vit më parë, ku mbetën viktima rreth 100 persona.

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg