Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 60 vjeçari

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 60 vjeçari

397
0

Një i moshuar, i cili jetonte vetëm në banesë, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ra në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40, në një apartament të katit të tretë në rrugën “Ramazan Demneri”, aty ku shumë shpejt mbërritën policia dhe zjarrfikësit. Sipas raportimit paraprak të policisë, efektivët bënë të mundur evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa dy prej tyre iu është dhënë ndihmë mjekësore pasi u gjetën të asfiksuar nga tymi. Por, edhe pse zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e zjarrit, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve ndërroi jetë 60-vjeçari L.C.. Deri në përfundim të hetimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga shkaqe aksidentale.