
Një çift turistësh hungarezë dyshohet se kanë humbur rrugën. Çifti i turistëve i kanë kërkuar ndihmë policisë nëpërmjet telefonit të tyre që më pas rezulton se është i fikur.
Automjeti i cili është marrë me qira prej tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.
Aktualisht janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta ku po punohet për gjetjen e tyre.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Dje rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.
Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.
Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.
Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.
Po punohet për gjetjen e tyre.