Zgjidhet misteri?/ Ja pse u shemb kulla më 11 shtator në SHBA...

Zgjidhet misteri?/ Ja pse u shemb kulla më 11 shtator në SHBA (FOTO)

601
0

Njeriu i teorive konspirative, David Icke pretendon se një nga kullat e rrëzuara më 11 shtator në Nju Jork, nuk u shkatërrua nga zjarri.

67-vjeçari Icke ka argumentuar gjatë se ‘Ndërtesa 7’ (WTC 7) është shembur me shpërthim të kontrolluar dhe jo nga zjarri.

 

Ajo ndodhej pas kullave binjake dhe u rrëzua në orën 5.20 të pasdites së 11 shtatorit. Pra më shumë se 6 orë, pasi ato ishin shembur.

Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), një agjenci e Departamentit të Tregtisë së SHBA, theksoi se ajo ishte ndërtesa e parë e lartë që u shemb nga zjarri.

Mirëpo, më pas një raport i ri hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kjo nuk ishte e mundur.