Partia socialiste ka mbledhur sot Kryesinë ku pritet të zyrtarizojë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit për 61 bashkitë në vend. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Bashkinë e Durrësit, PS do të garojë me drejtoreshën aktuale të Tatimeve në këtë qytet, Valbona Sako. Gjithashtu mësohet se në Bashkinë e Vorës, PS do të garojë në 30 qershor me Agim Kajmakun, në kurbin do të jetë Majlinda Cara, ndërsa në Shijak, Elton Arbana do të kërkojë votën për postin e kreut të Bashkisë. Ndërkohë në Gjirokastër, bashki e cila drejtohet nga Zamira Rami nga radhët e LSI, në garën e 30 qershorit, PS do të hyjë me emrin e Flamur Golemit, ndërsa në Rrogozhinë Haxhi Molla, është përzgjedhur nga socialistët si kandidat potencial për zgjedhjet vendore.
Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.
ELBASAN
- Elbasan Gledian Llatja
- Belsh Arif Tafani
- Cërrik Andi Salla
- Gramsh Klodian Taçe
- Librazhd Kastriot Gurra
- Peqin (Pa caktuar ende)
- Përrenjas Nuri Belba
FIER
- Fier Armando Subashi
- Lushnjë Fatos Tushe
- Divjakë Fredi Kokoneshi
- Patos Rajmonda Balilaj
- Mallakastër Qerim Ismaili
- Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
- Gjirokastër Flamur Golemi
- Tepelenë Tërmet Peçi
- Këlcyrë Klemend Ndoni
- Libohovë Luiza Mandi
- Memaliaj Gjolek Guci
- Përmet Alma Hoxha
- Dropull Dhimitër Tola
SHKODËR
- Shkodër Valdrin Pjetri
- Fushë-Arrëz Fran Tuçi
- Malësi e Madhe Tonin Marinaj
- Pukë Gjon Gjoni
- Vau i Dejës Mark Babani
DURRËS
- Durrës Valbona Sako
- Krujë Artur Bushi
- Shijak Elton Arbana
LEZHË
- Lezhë Pjerin Ndreu
- Kurbin Majlinda Cara
- Mirditë Ndrec Deda
BERAT
- Berat Ervin Demo
- Kuçovë Sybi Shehu
- Poliçan Adriatik Zotkaj
- Skrapar Adriatik Mema
- Ura Vajgurore Juliana Memaj
TIRANË
- Tiranë Erjon Veliaj
- Vorë Agim Kajmaku
- Kamëz Rakip Suli
- Kavajë Redi Kralji
- Rrogozhinë Haxhi Molla
KORCË
- Korçë Sotiraq Filo
- Devoll Eduard Duro
- Kolonjë Erjon Isai
- Maliq Gëzim Topçiu
- Pogradec Ilir Xhakolli
- Pustec Pal Kolevski (aleat)
KUKËS
- Has Liman Morina / Adem Lala (Pa konfirmuar)
- Kukës Safet Gjici
- Tropojë Rexhë Biberaj
DIBËR
- Bulqizë Lefter Alla
- Dibër Dionis Imeraj
- Klos Ilmi Hoxha
- Mat Agron Malaj
VLORË
- Vlorë Dritan Leli
- Konispol Shuaip Beqiri
- Sarandë Ardian Gurma
- Selenicë Simbol Preza
- Delvinë Majlinda Qilimi
- Himarë Jorgo Goro
- Finiq Kristo Kiço