Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë: Fiton komediani i njohur me 73% të votave

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë: Fiton komediani i njohur me 73% të votave

361
0

Mirë se vini në Ukrainë, aty ku një person që luante presidentin në televizor, udhëhoqi sondazhet për të qenë presidenti real i këtij vendi.

Besojeni ose jo, komediani më i njohur në Ukrainë, jo vetëm që ka qenë pjesë e zgjedhjeve për president, por ka fituar bindshëm edhe dy raundet e para, një më 31 mars dhe ato që u zhvilluan ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për 41 vjeçarin Volodymur Zelenskiy, i cili ka shumë pak eksperiencë në politikë, pasi ai e ka filluar karrierën duke luajtur historinë e një mësuesi që zgjidhet president pasi akuzat e tij ndaj korrupsionit të qeverisë u bënë virale.

“Unë nuk jam një politikan. Unë jam një person i zakonshëm që kam ardhur për të thyer sistemin”,u shpreh ai në një nga debatet e fundit.

Zelenskiy nuk është ende një president zyrtar, por sipas mediave të huaja raportohet se ai donte t’i jepte një mesazh të gjithë qytetarëve të vendit të tij: “Shikoni, gjithçka është e mundur”!

Komediani Volodimir Zelenskiy fitoi zgjedhjet e balotazhit të së dielës në Ukrainë, duke rrëzuar presidentin aktual Petro Poroshenko. Nga 90% të votave ai arriti të rrëmbente 73% të tyre, kurse Poroshenko vetëm 25 %. Pavarësisht humbjes, Poroshenko tha se ka ndërmend të qendrojë akoma në politikë.

Nga ana tjetër Zelenskiy, si udhëheqësi i ri do të duhet të merret me veprimet gjithnjë e më shumë “luftarake” të Presidentit rus Vladimir Putin.

Burimi: nbcnews.com