Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Për herë të 15-të, populli ynë na bëri...

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues

355
0

Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kreu Partisë AK, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në vendet ku kanë kandiduar për zgjedhjet lokale si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej kanë fituar 778 bashki në mbarë vendin.

“Në vendet ku kemi kandiduar në zgjedhje si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej fituam 778 bashki, respektivisht 16 qytete metropolitane, 24 provinca, 538 distrikte dhe 200 qyteza”, deklaroi Erdoğan në fjalimin e tij tradicional nga ballkoni i selisë së partisë së tij.

Duke iu referuar rezultateve të para, Erdogan tha se ato tregojnë se rreth 56 për qind e komunave në mbarë vendin do të udhëhiqen nga Partia AK, raporton Anadolu Agency, transmeton Newsbomb.al.

Duke falënderuar gjithë popullin, veçanërisht, siç tha, “vëllezërit e mi kurdë për ndjeshmërinë e tyre për çështjet e së ardhmes”, presideti turk u shpreh se “Sot për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje”.

Ai theksoi se që nga mëngjesi i nesërm do të fillojnë me punën e tyre për të “identifikuar dhe kompensuar mangësitë tona”.

Ndërkaq, më herët Erdogan pranoi humbjen në Ankara, pas shumë vjetësh bastion të tyre.

“Si arsye të vetme për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në ato vende ku nuk kemi mundur të arrijmë rezultatet e dëshiruara, e shoh atë sikur nuk kemi mundur ta shpjegojmë mjaftueshëm veten tonë tek populli ynë”, deklaroi presidenti Erdoğan, duke shtuar se përqindja e votave të Aleancës Popullore është në një nivel të afërt me ato të zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar.

 

Më tej gjatë fjalimit të tij, presidemtit turk theksoi se “Askush nuk është më i madh se kauza jonë”

“Përfshirë edhe veten, askush nuk është më i madh se kauza jonë, nuk është më me prioritet se Turqia dhe nuk është më i rëndësishëm nga partia jonë”, deklaroi Erdoğan.