Zgjedhjet në Kosovë, Tirana “xheloze” për numërimin.Flasin ekspertët

Zgjedhjet në Kosovë, Tirana “xheloze” për numërimin.Flasin ekspertët

384
0

Zgjedhjet në Kosovë dëshmuan edhe kësaj radhe një histori suksesi. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë, vetëm katër orë pasi ishin mbyllur kutitë e votimit, nisën të raportoheshin rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme në vendin që ka një histori vetëm 11- vjeçare shtetformues.

Raportimet që bëheshin nga Prishtina për rezultatin paraprak të zgjedhjeve, të bënte të mendoje se nuk kishe të bëje me një shtet ku jetojnë shqiptarë, si ata që jetojnë në Shqipëri, por me vende të konsoliduara perëndimore, me kulturë demokratike zgjedhore. Nxjerrja e rezultatit brenda më pak se 12 orëve shkaktoi jo pak xhelozi jo vetëm te qytetarët e Shqipërisë, pro dhe te vetë politikanët.

Një pjesë e tyre e justifikonin këtë shpejtësi dhe korrektësi me faktin se Kosova është nën monitorim nga faktori ndërkombëtar për njohjet e mëtejshme të saj për t’u bërë më pas anëtare e OKB-së, por dhe nën monitorimin e BE-së për liberalizimin e vizave. Por edhe nëse është kështu, Kosova qëndron shumë më lart, për faktin se kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave dhe që lidhen me realizimin e Reformës Zgjedhore, nuk janë përkthyer ende në mendjen e politikanëve tanë si emergjencë për vendin.

EKSPERTËT

Ekspertët zgjedhorë, problemin nuk e shohin te sistemi, por te sjellja e aktorëve politikë, të cilët në krahasim me ata të Kosovës, ndryshmi është i dukshëm. Disa e lidhin me sistemin e numërimit të votave, ku në Kosovë bëhen në çdo qendër votimi, ndërsa në Shqipëri numërimi bëhet i përqendruar në çdo KZAZ.

“Ne e kemi patur këtë sistem me përpara, por prapë kemi pasur probleme, dallimi është te kultura e munguar për të zbatuar ligjin”, tha Kristaq Kume, ekspert zgjedhor. Sipas ish-kreut të KQZ-së, “Shqipëria ka nevojë për maxhoranca që formohen si rezultat i koalicioneve paszgjedhore dhe këtë mund ta sigurojë sistemi proporcional i pastër rajonal, ose sistem i përzier maxhoritar plus proporcional”.

Por ajo që i dalloi zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përveç daljes së shpejtë të rezultatit, ishte dhe pranimi i humbjes nga opozita e re dhe urimi i fitores prej saj. Historia e zgjedhjeve në Shqipëri ka sjellë pështjellime të situatës politike në vend. I vetmi rrotacion pushteti i qetë ishte ai i vitit 2005, kur në pushtet u rikthyen demokratët, ndërsa ish-Kryeministri socialist, Fatos Nano, pranoi humbjen, uroi fituesin dhe dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Socialiste.