Zgjedhjet në Kosovë- KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 27 për qind...

Zgjedhjet në Kosovë- KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 27 për qind e qytetarëve

512
0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri në orën 15:00 në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar rreth 27 përqind e votuesve.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, thuhet se kjo përqindje është nxjerrë vetëm mbi bazën e të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës .

Në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ishte më e ulët se 9 për qind. Kjo shifër është rritur pas mesditës, ku në qendrat e votimit është vënë re një numër i madh votuesish.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë votuar deri në orën 15:00 është  347.822