Zgjedhjet/ Ilir Meta kritika politikës: Çfarë duhet të bëjnë

Zgjedhjet/ Ilir Meta kritika politikës: Çfarë duhet të bëjnë

311
0

Presidenti Ilir Meta tha se reforma në drejtësi do të këtë sukses në Shqipëria vetëm atëherë kur të shtohen investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë në këtë proces.

Në fjalën e tij në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, kreu i shtetit  shprehu shqetësimin edhe  për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend, ndërsa pohoi se thirrjet se 30 qershori do të jetë një datë historike për demokracinë shqiptare, nuk i shërbejnë  krizës politike në të cilën aktualisht ndodhet Shqipëria.

Ai dhe edhe një përgjigje për të gjitha ata që kanë ‘dilema’ tek roli i Presidentit në Shqipëri. Presidenti tha se gjendja ku ndodhet vendi ka nevojë për një analizë të paanshme, por gjithashtu, ai kritikoi  edhe deklaratat e bëra nga palët  politike në vend.

“Prandaj këto janë probleme që kanë të bëjnë më shumë më demokracinë, me ekonominë, Europën dhe këto nuk janë probleme për ti kaluar tek njëri dhe tek tjetri.  Kushtetutën nuk mund ta shkelë askush. Asnjë ambasador dhe asnjë  diplomat.  Ne kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e di se kur do të këtë Shqipëria Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e di se si do të jetë ajo.

Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar frymën e kushtetutës dhe presidenti nuk mund të ul në tavolinë dy apo tre persona që thonë se ky është kryeministër apo dhe me dikë tjetër kur thotë se 30 qershori, Nuk do të jetë sukses për demokracinë në këtë situatë ku jemi. Kjo situatë kërkon paanësi dhe kërkon gjithashtu maturi. Një situatë e tillë me probleme në Shqipëri nuk na ndihmon në perspektivën e vendit edhe në rajon”-tha Meta.