Zgjedhjet e 30 Qershorit, debate në mbledhjen e KQZ mes Bibës dhe...

Zgjedhjet e 30 Qershorit, debate në mbledhjen e KQZ mes Bibës dhe Ivi Kasos

428
0

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes nënkryetarit Denar Biba dhe sekretarit të PD, Ivi Kaso. Debati është zhvilluar për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Biba: Ju keni ardhur si qytetar i thjeshtë, nuk keni status. Nuk ke të drejtë të pyesësh pasi nuk jeni garues në zgjedhje.

 

Kaso: Kemi status të përhershëm si rezultat i zgjedhjeve të fundit.

 

Kujtojmë se dy ditë më parë opozita joparlamentare dorëzoi  në KQZ listën e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso ka dorëzuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, listën me komisionerë. Kujtojmë se PD dhe LSI, edhe pse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.