Zgjedhje të parakohshme apo rotacion normal, çfarë skenari ka opozita? Ja si përgjigjet Basha në emisionin “Aktualitet”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon në Fax Neës se largimi i kryeministrit Edi Rama është i pashmangshëm dhe opozita nuk do të ndalet derisa ta largojë nga pushteti.  I pyetur nëse është përgatitur për zgjedhje të parakoshme dhe të marrë pushtetin para vitit 2021 apo do të presë rotacionin normal, Basha tha: “Çdo ditë me Edi Ramën në pùshtet është një kosto e përballueshme për qytetarët shqiptarët. Déshtimet e kësaj qeverie rëndojnë cdo ditë mbi supet dhe xhepat e shqiptarëve, ndaj ne nuk do të reshtim të bëjmë gjithcka që t’ia shkurtojmë këtë vùajtje shqiptarëve dhe të zgjedhin me votën e tyre një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime. Aksioni politik i opozitës ka qenë i shumëllojshëm, që nga protestat, bojkoti që ka çuar në arritje të madhe, sic ishte ligji për dekriminalizimin dhe sot që jemi në stacionin e fundit të kësaj beteje, sot që kemi përballë një qeveri në ikje dhe një kryeministri në ikje, është që bashkimin e shqiptarëve ta bëjmë sa më të madh të jetë e mundshëm. Ju siguroj, unë PD dhe kolaicioni opozitar jemi sot zëri i shqiptarëve. Ne e dimë që ndryshimi është ajo që do shumica e shqiptarëve. Sic thashë, Edi Rama ka vetëm një gjë në dorë sot, të ikë me faqe të bardhë apo faqe të zezë.

 

E them si metaforë se Shqipërisë dhe Edi Ramës i është nxirë faqja, por një herë e ka në dorë të marrë drejtimin dhe të lejojë rotacionin normal të shtetit. Në cdo rast, largimi i tij dhe i bándës së tij është i vùlosur.”

 

Në përfundim të intervsitës, gazetari dhe moderatori Bejdo Malo e cilësoi Bashën si “kryeministrin e ardhshëm” duke i thënë se njerëzit e duan vërtetë ndryshimin. “Të falenderoj zoti Malo dhe ju uroj suksese ju dhe të gjithë kolegëve të Fax Neës, të cilët keni shënuar një faqe të guxímshme në të gjithë median shqiptare.”

 

Ndërsa moderator Malo nuk hezitoi të tregonte se e gjitha është edhe meritë e zotit Kasem Hysenbelliu që e ka vënë në dispozicion të të gjithë njerëzve të varfër, të halleve të qytetarëve dhe opozitës shqiptare.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *