Zëvendëson Flamur Nokën, një tjetër kandidat kërkon mandatin

Zëvendëson Flamur Nokën, një tjetër kandidat kërkon mandatin

501
0

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike kërkon mandatin e deputetit. Alban Zeneli, ish-deputeti i Kukësit ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon marrjen e mandatit për Partinë Demokratike. Zeneli ka qenë deputeti i PD-së, ndërsa në zgjedhjet e fundit ai nuk doli fitues. Sipas listës, pritet të zëvendësojë Flamur Nokën. Nga kjo forcë politike, dy deputetë nuk kanë pranuar të djegin mandatin: Myslim Murrizi i cili e ka thënë publikisht dhe Rudina Hajdari, e cila ka lënë të kuptohet se është kundër vendimit të PD-së. Veç zotit Alban Zeneli mandatin e deputetit nga PD e kanë marrë dhe: Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo e Majlinda Halili. Nga ana tjetër, nga listat e LSI 4 deputetë morën mandatin dhe u betuan në Kuvend.