Zbuloni kush janë kombinimet perfekt në çift për vitin 2018 sipas shenjës...

Zbuloni kush janë kombinimet perfekt në çift për vitin 2018 sipas shenjës së horoskopit

618
0

Tashmë që për vitin 2017 ka filluar numërimi mbrapsht shumë prej nesh i kanë drejtuar sytë drejt 2018. Por a dini cili duhet te jep kombinimi perfekt midis shenjave për vitin në vijim? Zbulojeni si më poshtë:

 

Ujori dhe Virgjëresha

 

Në pamje të parë Ujori dhe Virgjëresha duken shenja shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Por mes tyre do të mund të lindë një histori e mrekullueshme dashurie. Ujori mund t’i mësoje Virgjëreshës të jetë më pak racionale, kurse nga ana tjetër Virgjëresha mund ta mësojë Ujorin të jetë më pragmatik.

 

Akrepi dhe Shigjetari

 

Edhe pse mes tyre ndonjëherë mund të ketë zënka, sërish formojnë një çift perfekt. Akrepi gjen tek Shigjetari ato që do, kurse Shigjetari mund ta zbusë karakterin e Akrepit.

 

Dashi dhe Luani

 

Këto dy shenja stimulohen dhe pëlqejnë të njëjtat gjëra. Në pamje të parë mund të duken thjesht miq, por brenda tyre do të lidhen shumë fort me njëri-tjetrin. Arrijnë të kenë edhe një intimitet fantastik së bashku.

 

Gaforrja dhe Peshqit

 

Kanë shumë pika të përbashkëta, si romanticitetin dhe ndjeshmërinë e lartë. Nëse Peshqit janë shumë introversë, me Gaforren xheloze dhe të dashur krijojnë çiftin ideal. Intensiteti që lidh këto dy shenja është i plotë.

 

Demi dhe Binjakët

 

Mes këtyre shenjave mund të ketë një histori dashurie si në përralla. Kanë shumë gjëra të përbashkëta. Adhurojnë perfeksionin në çdo gjë dhe punojnë së bashku për ta arritur atë. Nëse Binjakët janë të rezervuar, Demi preferon të eksperimentojë emocionet e tij dhe në këtë mënyrë arrihet ekuilibri ideal.

 

Peshorja dhe Bricjapi

 

Peshorja ka nevojë për shumë dashuri dhe vëmendje, kurse personi që ka nevojë Bricjapi duhet t’i ofrojë siguri, një shtëpi të ngrohtë dhe të ndezë pasionin. Me pak fjalë këta do të plotësojnë njëri tjetrin.