Zbulohet propozimi i ri, Italia jep shpresë për shqiptarët, Conte: Negociata për...

Zbulohet propozimi i ri, Italia jep shpresë për shqiptarët, Conte: Negociata për Shqipërinë në nëntor

397
0

Vendimi i Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas kundërshtimit nga Franca, Holanda dhe Danimarka, ka krijuar zemërim te vendet e tjera të BE, të cilat donin që ky proces të ndodhte.

Mes vendeve më të zhgënjyera për vendimin negativ të KE është Italia, e cila ka shprehur gjithmonë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar pas vendimit të KE se do t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave të për vendet ballkanike në muajin nëntor 2019. Për kryeministrin Conte vendimi i KE është një gabim historik, duke paralajmëruar se ky vendim i hapë rrugë aktorëve të tjerë, që të rrisin influencën në rajon.

“Dështimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një shuplakë e madhe, një gabim historik. Ne do të propozojmë ta çojmë çështjen në BE, që të shqyrtohet në fillim të nëntorit. Me këtë vendim, Evropa jo vetëm po dëmton veten, por rrezikon të përfitojnë vendet e tjera për të zgjeruar sferën e ndikimit në rajon”, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte, pas vendimit të KE.