Zbulohet një tjetër plagjiaturë, kush është deputetja e Ramës me doktoraturë të...

Zbulohet një tjetër plagjiaturë, kush është deputetja e Ramës me doktoraturë të kopjuar

574
0

Kanë qenë të shumta denoncimet  për plagjiaturë të doktoraturave të përfaqësuesve të lartë të qeverisë. Rasti më i fundit që është denoncuar është ai i ish-ministres së Mbrojtjes dhe deputetes së PS-së Mimi Kodheli. Një studentë në Sapienza, Vladimir Kola, ka bërë të ditur se Kodheli ka kopjuar disa autorë të huaj, duke i cituar si punimin e saj në doktoraturë. Denoncimin e këtij studenti e ka publikuar edhe Taulant Muka i cili ka qenë i pari që ka denoncuar edhe plagjaturat për disa zyrtarë të lartë të qeverisë.

 

Postimi i plotë:

 

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni GOMEN z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

 

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

 

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.

Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

 

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

47571600_846915735699739_2598056568100487168_o.png

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

47681789_846915685699744_7934625292478316544_o.png

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

 

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

 

https://ëëë.ekon.sun.ac.za/ëpapers/…/ëp122013/ëp-12-2013.pdf

 

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

 

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarëat Jahan,

 

https://ëëë.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

 

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

 

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

 

https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…