Zbulohet kush e shoqëroi Elvana Gjatën në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

Zbulohet kush e shoqëroi Elvana Gjatën në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

407
0

Rikthimi i Elvana Gjatës ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme ditëve të fundit në  showbiz-in shqiptar. Pas ngjarjes në zonën e ish-bllokut dhe 4 muajsh shkëputje nga skena e rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata zgjodhi të rikthehet tek publiku në festën e Pavarësisë së Kosovës. nAjo performoi në sheshin e Prishtinës në ceremoninë e 11-vjetorit. Ky koncert u komentua gjatë, nga veshja e Gjatës e deri tek të ftuarit VIP. Mirëpo blogeri Olti Curri, i ftuar gjatë pasdites së sotme te ‘Rudina’, ka zbuluar diçka që askush nuk e dinte më herët.  ‘Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar’, deklaroi Olti.

 

Për sa i përket të fejuarit të këngëtares, Ervin Mata ende nuk dihet asnjë informacion.