Zbulohet data kur do të nisë “Big Brother VIP 3”! Shtëpia më...

Zbulohet data kur do të nisë “Big Brother VIP 3”! Shtëpia më e famshme në Shqipëri ndez dritat më…

101
0

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3” do të nisë më 13 janar.

Përmes një promoje në këto ditë festash, janë zbuluar disa detaje të vogla se çfarë na pret këtë fillim vitit të ri 2024.“Big Brother Vip Albania”, në spektaklin e ndjekur kudo ku ka shqiptarë, banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Për të mësuar se si do të jetë formati i këtij edicioni të tretë do duhet të prisni dhe pak ditë…