Zbulohen sms-të në Kuvend/ Ministrja-deputetit: Si do ta shkulim atë p….

Zbulohen sms-të në Kuvend/ Ministrja-deputetit: Si do ta shkulim atë p….

552
0

Përveç debateve në Kuvend, deputetët me njëri-tjetrin shkëmbejnë dhe mesazhe të cilat mundohet t’i ruajnë nga kamerat. Këtë herë ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, dhe deputeti i PS, Sadi Vorpsi kanë rënë “pre” e kamerave dhe u janë zbuluar mesazhet që kanë shkëmbyer me njëri tjetrin. A2 News ka zbuluar disa nga bisedat që ka shkëmbyer ministrja dhe deputeti i PS. Balluku duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës,Fiqiri Ismaili, me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

 

Zbardhja e bisedës:

 

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

 

Vorpsi: Ha ha

 

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****

 

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

 

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

 

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

 

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

 

Vorpsi: Po po, e di

 

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

 

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

 

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

 

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

 

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

 

Vorpsi: E rëndësishme…

A2News