Agim Kajmaku, ish-kreu i bashkisë Vorë, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, per te cilin eshte leshuar tashme edhe nje urdher arresti, akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.
Gazetarja e “Panorama” ben me dije se mbi Kajmakun rendojne tri akuza.
Ne shkresen e Prokurorise theksohet: “Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur ne kerkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres, neni 249 i Kodit Penal”.
Akuza e fundit ka te beje me shkarkimin e punonjesve, ne kohen qe KQZ kishte shpallur shkarkimin e tij nga detyra.
Kujtojme se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.
***
Disa ditë më parë, KQZ i hoqi mandatin ish kryebashkiakut të Vorës, pasi Prokuroria e Përgjithshme i kishte dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilës kërkonte heqjen e mandatit për Kajmakun.
Pavarësisht se Kajmaku iu drejtua me një letër kryeprokurores Arta Marku, ku thoshte se ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Janinës për falsifikim të kartëmonedha nën emrin e Jorgo Totos, fshehja e kësaj çështjeje në formularin e vetëdeklarimit, përbën shkelje.
“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se subjekti Agim Kajamaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një process gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datë 30.3.2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në “Agim Kajmaku”, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e Vetëdeklarimit”, thuhet në shkresën e prokurorit Arben Kraja.
Kreu i III-të, pika 3, gërma “ç”, e vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thuhet se “pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”.