Zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit/ Dy makina i zunë...

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit/ Dy makina i zunë pritë te mbikalimi, DËSHMIA e prokurorit Ndoja: Nuk ka të bëjë me mua

2284
0

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili ishte në makinë me shoferin e tij Andi Maloku dhe me “të fortin e Shijakut” Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho.

Mësohet se para ngjarjes, Ndoja kishte drekuar me dy persona në një restorant dhe pasi ishte larguar nga aty autorët i kanë bërë pritë te mbikalimi i Shkozetit, para se të hynin në autostradë për të ardhur në Tiranë.

Dyshohet se autorët kanë qenë me dy automjete dhe i kanë zënë rrugën, por shoferi Maloku ka manovruar duke shpëtuar jetën e dy personave që kishte në makinë.

Një makinë është afruar nga mbrapa dhe ka qëlluar 8 herë me breshëri dhe janë larguar. Një makinë u gjet pak më vonë në zonën e Ishmit e braktisur me dy kallashnikovë. Deri më tani mendohet se autorët kanë qenë vrassës me pagesë dhe atentati ka qenë i porositur.

Landi Muharremi ka mbetur i plagosur në nofull, ndërsa Maloku ka marrë një plumb në shpatull, ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe ka dëmtuar mushkëritë.

Ndoja ka mohuar që atentati të ketë pasur atë si shënjestër, ndërsa thotë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Teksa ndodheshim në restorant aty ka mbërritur Muharremi dhe një tjetër person. Më pas, pasi qëndruam pak dhe u nisëm drejt Tiranës. Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës, ndërsa Landi Muharreni ishte pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, deklaron prokurori.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, thekson ai.