Zbardhet dëshmia e ‘të fortit të Shijakut’: Nuk jam unë shënjestra

Zbardhet dëshmia e ‘të fortit të Shijakut’: Nuk jam unë shënjestra

568
0

Muharremi ka deklaruar se nuk është ai shënjestra e atentatit dhe nuk e di kush ia ka bërë atë.

Muharremi ndodhet në spitalin e Durrësit dhe e ka pothuajse të pamundur të flasë, pasi ka marrë një plumb në nofull.

Muharremi gjithashtu njihet me nofkën “Rrumi” dhe me dy identitetet tjera Aleksandër Laho dhe Pëllumb Muharremi.

Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e prokurorit Arjan Ndoja është stabilizuar dhe ka dalë nga reanimacioni, ndërsa shoferi Andi Maloku është në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Tre të plagosurve iu bë dje atentat teksa po udhëtonin me makinë te mbikalimi i Shkozetit.

Dyshohet se shënjestër e atentatit të jetë Ndoja, por ky i fundit ka mohuar gjithashtu në një deklaratë për gazetarët.