Zbardhen të tjera PËRGJIME të ‘Zogut të Tiranës’: Kam zënë një DASHNOR...

Zbardhen të tjera PËRGJIME të ‘Zogut të Tiranës’: Kam zënë një DASHNOR bos, s’jam kategori 10 mijë lekshash unë

465
0

 

Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja për shfrytëzim prostitucioni, ku është përfshirë dhe gazetari Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

 

Në bisedën e mëposhte, Nikaj flet me një person me inicialet A.B, ndërsa i bënë me dije se ka zënë një dashnor bos, dhe se nuk është në kategorinë e “10 mijë lekshave”. Në bisedën e siguruar nga dosja hetimore nga Shqiptarja.com, “Zogu i Tiranës” flet me personin me inicialet A.B vetëm për lekë, edhe pas insistimit të këtij të fundit për të ndërruar muhabet.

 

Pjesë nga biseda e përgjuar:

 

Zogu: Po ik ere se unë e pashë shumë mirë se kush je tip o ec. Kam zënë një dashnor bos, ashtu tu ma thyyy…

 

A.B: O sa budalla je o lumadh. Hiqe bllokun ere.

 

Zogu: Unë një bos e kam, një dashnor të vogël e kam për qef.

 

A.B: I****(përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?

 

Zogu: Ku i ke lekët ti?

 

A.B: I*** (përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?

 

Zogu: Ej do ma bësh pak atë ofertën e internetit? Shko tek ndonjë nga këto kompanitë dhe ma paguaj nja dy tre muaj, vetëm Hermes Nikaj thuaj atyre.

 

A.B: Po hiqe bllokun ti…ti bie orë e minut unë.

 

Zogu: Po për çfarë? Unë çun i vogël 20 vjeç ti pezjetë vjeç, ti shifesh. Për çfarë të merem unë me ty?

 

A.B: Njizet e, s’je njezet e jo.

 

Zogu: Po për çfarë të merrem unë me ty? Ja kaq më jep një arsye ti. Se mos je i bukur.

 

A.B: Ouuu, kot si shok

 

Zogu: Po çfarë shokë jemi ne, unë do lekë

 

A.B: O të është bërë mendja lek o mavri

 

Zogu: Ti nuk je për mua shpirti, unë ta kam thënë

 

A.B: Ouuuu.

 

Zogu: Po çfarë si shok, se keq për seks jam unë e?

 

A.B: Jo për seks o jooo

 

Zogu: Unë një dashnor për qef e kam edhe nji që më ndihmon e kam. Për ça të kem unë

 

A.B: Oooo ti, çdo gjë e lidh me lekët

 

Zogu: Po patjetër

 

A.B: Eeeee

 

Zogu: Unë pezjet euro i dua shpenzime ditore zemra. Se janë ca pederasta të këqinj që mund të kenë folur keq ty, po ata s’krahasohen me mua, janë llumi shpirti.

 

A.B: Kush më ka fol, kush?

 

Zogu: E di unë. Ti merresh me zhulsa, unë s’jam kategori për dhjetë mijë leksha, që mund të kesh takuar ti.

 

A.B: Ku flas unë me njeri

 

Zogu: P o e di unë, po unë i kam marrë vesh të gjitha, kë ke takuar ti