Zbardhen emrat e disa prej kandidatëve të degëve të PS

Zbardhen emrat e disa prej kandidatëve të degëve të PS

344
0

Janë zbardhur emrat e disa prej kandidatëve të degëve të PS në Tiranë e rrethe.

Beteja kryesore për Tiranën që e ka mbajtur Blerina Gjylameti pas përjashtimit të Sajmir Tahirit do të zhvillohet mes ministres Spiropali dhe deputetit Ervin Bushati.

Për Durrësin kandidon Luan Zaza përballë Ardit Kërtushës.

Në Elbasan do të jetë e komanduar deri në fund të procesit deputetja e këtij qarku Evis Kushi.

Partia Socialiste do të nisë vitin e ri 2020 me zgjedhjet brenda partisë. Kongresi i PS do të mbahet me 29 shkurt ku pritet të zgjedhë edhe strukturat e reja të partisë.

Më poshtë është lista e plotë e kandidatëve:

-Në Tiranë janë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati

-Në Durrës janë Luan Zaza dhe Ardit Kërtusha

-Në Elbasan është Evis Kushi

-Në Lezhë janë tre kandidatë Eduard Ndreca, Taulant Malshi dhe Florida Çuni

-Në Vaun e Dejës janë dy kandidatët Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

-Në Kukës janë Anila Sokoli dhe Sahit Doçi

-Në Mirditë janë Pjeter Pjetri dhe Renuar Kola

-Në Kurbin janë Nertila Toma dhe Tonin Kolici

-Në Shijak janë Dorian Gollaj dhe Fatmir Koci

-Në Kavajë janë Elton Elezi dhe Ledio Hysa

-Në Prrenjas janë Haxhi Çollaku dhe Flutura Haka

-Në Lushnje janë Lindita Buxheli dhe Gentian Nushi

-Në Patos janë Klaudio Alisinani dhe Armand Ahmetaj

-Në Kuçovë janë Sybi Shehu dhe Fatmir Doksani

-Në Memaliaj janë Edmonda Harizi dhe Petrit Lumani

-Në Tepelenë janë Arben Gumeni dhe Dino Selimi

-Në Gjirokastër janë Bledar Kaçi dhe Matilda Gushi

-Në Vlorë janë Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj

-Në Selenicë janë Nertil Bellaj dhe Ilir Fejzaj

-Në Himarë janë Aleks Tato dhe Pervin Gjikuria

-Në Delvinë janë Izet Silaj dhe Arkad Dukaj

-Në Sarandë janë Ardian Kola dhe Asaf Sroka