Pak ditë më parë, mediat shkruan për “zhdukje” nga qarkullimi të Juliana Dodajt, vajza që u bë e njohur në “Big Brother 7”. Sipas portaleve nuk dihet arsyeja pse Xhuli kishte mbyllur llogaritë e saj në rrjetet sociale, ndërkohë që kishte pohuar se po shijonte lidhjen e re me këngëtarin Ergys Shahu.
Ajo postonte shpesh foto me të, pasi e shoqëronte në koncertet live ku ai këndonte në club-et e natës në Tiranë. Ndër fotot e fundit me Ergysin ishin ato për festën e 25-vjetorit të tij, në prani edhe të miqve të tyre të përbashkët.
Edhe pse Xhuli asnjëherë nuk kishte folur me emër të përveçëm për dashurinë e saj, në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama” rrëfeu se më në fund kishte gjetur të dashurin ideal.
“Sikur të ishin të gjithë njerëzit kështu, bota do të ishte ndryshe”, ishin fjalët që Juliana Dodaj tha në përshkrimin që i bëri atij. Pas kësaj faze të bukur të jetës, papritur u largua nga Facebook-u, ku shpesh ndante me miqtë momente argëtimi me partnerin.
Por ajo është kthyer sërish dhe ka shkruar një status në të cilin shpreh gjithë pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga ndonjë eksperiencë e pakëndshme që mund të ketë provuar së fundi.
“Kur kanë interes të rrinë afër të gjithë, por kur ke nevojë për një fjalë të mirë e ngrohtësi, zhduken. Njerëz që të thonë “’Të dua’ dhe s’bëjnë asgjë për ty, në një kohë që ti i ke vënë ata para çdo gjëje… Dhe cili është përfundimi? Përfundimi është që kafshët i kam kthyer në njerëz, por kur largohesh ëhë…ujku qimen e ndërron, por vesin s’e harron.
Prandaj para se t’i jepni rëndësi dikujt duke e vënë para çdo gjëje, mendohuni mirë sa ju vlerëson dhe sa ju respekton!”, shkruante Xhuli. Nuk dihet nëse këto fjalë i dedikohen një djali konkret, detaj që pritet ta rrëfejë vetë ajo.