Xhensila i tregon përrallën e jetës së saj Ajkës, zbulon sa fëmijë...

Xhensila i tregon përrallën e jetës së saj Ajkës, zbulon sa fëmijë dëshirojnë ajo dhe Besi

378
0
  1. Untitled 7

Gjatë intervistës këngëtarja tregoi se ka 1 vit e gjysmë që nuk fle gjumë normalisht, pasi gjatë natës duhet të shikojë nëse ka djersitur Ajka, nëse duhet ndërruar, apo nëse duhet të pijë. Xhensila tha se përralla që i tregon më shpesh vajzës është ajo se si mami i saj u martua me një katunar nga Bubqi dhe kjo përgjigje e saj shkaktoi shumë të qeshura tek publiku.

Ndërkohë në linjën e këtyre pyetjeve për fëmijët dhe Ajkën, Marina e ka pyetur sa fëmijë planifikojnë të bëjnë ajo dhe Besi? 4 ka qenë përgjigjja e Xhensilës.

“Duam 2 vajza, 2 djem. Ajkën pa motër s’do e lë. Po edhe pa vëlla s’do e lë. Edhe vëllain s’do e lë pa vëlla”, është shprehur Xhensila. Ndër të tjera ajo ka treguar se martesën me Besin e konsideron si gjënë më të çmendur që ka bërë për dashurinë dhe se Ajka është pjesa e trupit të saj, për të cilën ndihet më shumë krenare. Kujtojmë se vogëlushja e Xhensilës dhe Besit erdhi në jetë në 2018-tën dhe në 1 vjetorin e lindjes ata zbuluan portretin e plotë të saj.