Vuante nga depresioni, portieri i Partizanit, Aldo Teqja vetëhidhet nga kati i...

Vuante nga depresioni, portieri i Partizanit, Aldo Teqja vetëhidhet nga kati i gjashtë i pallatit

509
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, raportohet se është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Siç njofton edhe Policia në një njoftim të saj, në rrugën “Medar Shtylla”, 24-vjeçari Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se Teqja po kalonte një periudhë të vështirë dhe në kushtë të rënda psikologjike është vetëhedhur nga ballkoni.

Ekipi i Partizanit ndërkohë, thotë se kemi të bëjmë me një aksident.

Njoftimi i policiës

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Partizanit

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.

Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit