Vritet avokati që mbrojti Shullazin

Vritet avokati që mbrojti Shullazin

651
0

Tronditet qyteti i Elbasanit. Një avokat është vrarë në qendër të qytetit. Sipas policisë lokale plumbat i kanë marrë jetën avokatit Ravik Gurra. Ky i fundit ka qenë i ulur në ambientet e jashtme të një lokali, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit.