Vritet 23-vjeçari në Fier, trupi gjendet në kanal

Vritet 23-vjeçari në Fier, trupi gjendet në kanal

315
0

Florian Selimi, 23-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ai është qëlluar me thikë, ndërsa trupi u gjet në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Renault” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është vrarë.

Gjithashtu ka dyshime të forta se viktima, F.S, 23 vjeç, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur disa pista hetimi.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.