Vrau Nardin e Bujtinave, kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari shkodran (EMRI)

Vrau Nardin e Bujtinave, kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari shkodran (EMRI)

668
0

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dënuar për vrasjen e Nard Polisë, i njohur si Nardit i Bujtinave. Mësohet se në pranga ka rënë, Kristian Sulaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. Sakaq, Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën “Arrest me burg” për Kristian Sulaj. Sipas Policisë, Sulaj është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij Nard Polia.

 

Njoftimi i plotë:

 

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

 

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

 

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

 

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.