Vrau babë e bir në 2012, ekstradohet nga Italia, Etien Cani

Vrau babë e bir në 2012, ekstradohet nga Italia, Etien Cani

354
0

Ekstradohet nga Milano në Tiranë, 28 vjeçari, Etien Cani nga Elbasani.

Ai akuzohet si autori i vrasjes në shtëpinë e tij të shokut të ngushtë Gentian Beqirin dhe babait të tij, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Cani u arrestua në 1 korrik në Rimini të Italisë, ndërsa sot u bë i mundur ndërsa ekstradimi i tij drejt shtetit shqiptar.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

Një tjetër i kërkuar bie në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.

Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Kush është Etien Çani dhe përse akuzohet?

Etien Cani dhe viktima, Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai e vizitonte këtë të fundit shumë shpesh në shtëpi për arsye se Beqiri ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte një nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas në 25 dhjetor 2005.

Gentian Beqiri, mëngjesin e 15 gushtit 2012 u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij.

Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Për këtë ngjarje u akuzua Etien Cani së bashku me Ervis Bardhin, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi.

Cani tashmë do të dalë para tolgave të zeza për akuzat “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”