Vrasjet në Shkodër,Noka i kujton Lleshajt 4 bandat që përmendi Lu

Vrasjet në Shkodër,Noka i kujton Lleshajt 4 bandat që përmendi Lu

434
0

Ish-deputeti Flamur Noka, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar pas atentatit ndaj 2 vëllezërve të ndodhur në Shkodër. Noka tha se Lleshaj nuk po bën asgjë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, kurse shtroi pyetjen se “çfarë po bëhet me 4 bandat kriminale që citoi ambasadori i SHBA”. Noka iu bën thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë për të larguar Ramën, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

 

 

Reagimi i Flamur Nokës:

 

Shkodra sot u zgjua nen pushtetin e krimit. Terrori dhe krimi në atë qytet sundon po aq kohë sa sundon dhe “Rilindja”. Policia e Lleshit është kthyer thjesht në institut statistikash që vetëm numëron të vrarët. Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohë që po digjet e Edi Rama nga Ertv-të e tij çdo ditë veç del e krihet.

Shqiptaret si kurrë ndonjëherë të ngërthyer nga pushteti i varfërisë, “Iluzionisti psiqik” në krye të pushtetit ju tregon se jetojnë në parajsën 3D të projektuar në imagjinatën e psiqikës së tij. Shqipëria e ngërthyer nga kthetrat e krimit në çdo qytet ku vrasjet, vjedhjet, rrëmbimet e djegiet dhe terrori janë bërë si ushqimi i përditshëm për qytetarët ,”Iluzionisti psiqik” nga “Ertv “ e tij ju tregon në 3D se “policia e Lleshit është ajo që duam dhe është më e arrira në histori, pavarësisht se është e kriminalizuar deri në palcë dhe ja ka dorëzuar pushtetin bandave .

 

”Iluzionisti psiqik 3D” në Ertv -të e tij reklamon policinë e Lleshit si europiane, pavarësisht se policia e Lleshit nuk ka busull orientimi ligjin, por krimin e organizuar, pavarësisht se nga policia që luftonte drogën dhe trafikun e saj sot policia e Lleshit është kultivuesja, magazinuesja dhe trafikuesja e saj, pavarësisht se funksionon si çetat e banditëve dikur që burgos , dhunon, terrorizon dhe plaçkit qytetarët jo për të mbrojtur ligjin e shtetin por karriget e bandës së pushtetit. .

 

”Iluzionisti psiqik 3D “duhet t’ju thotë shqiptarëve sot se ku janë 4 klanet kriminale që Ambasadori i SHBA citoi me zë dhe me figurë ?? Çfarë po bëhet me ata nga shteti i Lleshit e policia e Lleshit?? Ku janë 40 familjet kriminale që po Ambasadori i SHBA artikuloi se duhet të ishin objekt i punës së shtetit të Lleshit e policisë së Leshit??

 

Pse “Iluzionisti psiqik 3D” operacionin “Forca e Ligjit” e pushoi së funksionuari akoma pa nisur mirë??? Kush e detyroi ta ndalojë dhe pse nga Lushnja deklaroi që nuk goditet shtëpia jote me gurë!??? Me Edi Ramën, forca e krimit është më e madhe se forca e ligjit. Shkarkime apo qarkullime zyrtarësh a zyrtarucësh nuk i hedhin dot më hi syve të shqiptarëve. Koha është të shkarkohet e keqja e madhe e këtij vendi, Rama ik. E keqja që i rëndon Shqipërisë ka një e aii ka një emër dhe quhet Edi Rama. Rama ik. Duhet larguar “me çdo kusht e me çdo çmim ai dhe sekti kriminal i Rilindjes që Shqipëria të mund të marrë frymë lirisht. Rama ik …

 

Sot është koha që shqiptarët duhet t’i dalin zot vetes dhe vendit të tyre….Rama ik ….Sot shqiptarët duhet të ngrihen e te mbrojnë veten, ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Rama ik..Rama ik