Vrasja në ish-Bllok, Gjykata liroi Ervin Matën, Prokuroria apelon vendimin, kërkon sërish...

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata liroi Ervin Matën, Prokuroria apelon vendimin, kërkon sërish burg

404
0

Prokuroria e Tiranës apelon vendimin e gjykatës për Ervin Matën, i përfshirë në ngjarjen e ish Blllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, gjykata dha masën ‘detyrim paraqitje’ për Matën, dy ditë pasi ky i fundit ishte vetëdorëzuar, pas disa muajsh në arrati.

Ndërkaq, mësohet se Prokuroria i kërkon Apelit masën ‘arrest me burg’ për Matën.

Ngjarja e 4 tetorit:

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia.

Mata u dorëzua ndërsa Bilo vazhdon të jetë ende në kërkim. Asokohe u tha se “mollë sherri” për ngjarjen ishte këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Ervin Matës.