VRASJA NË DURRËS, FLET VËLLAI I VIKTIMËS: NË MAKINË ISHTE EDHE DJALI...

VRASJA NË DURRËS, FLET VËLLAI I VIKTIMËS: NË MAKINË ISHTE EDHE DJALI 10 VJEÇAR

409
0

Vrasja në Durrës, flet vëllai i viktimës: Në makinë ishte edhe djali 10 vjeçar

Pas vrasjes që tronditi qytetin e Durrësit disa ditë më parë ka folur vëllai i viktimës, Martin Ndreca, Arben Ndreca.

Sipas tij sherri mes autorit dhe viktimës ka ndodhur për motve banale dhe jo për çështje nderi.

Arben Ndreca bën me dije se në momentin e vrasjes në makinë ka qenë edhe djali 10 vjeçar i viktimës.

“Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me viktimën në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeçar dhe me ca persona të tjerë. Në një moment autori i ka thënë Martinin pse më shikon dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitareve aty kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas autori është larguar. Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armen. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Djali ka qenë në sedilejn e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Sipas asaj çfarë ka thënë djali pasi ka qëlluar autori është afruar tek makina dhe pasi e ka parë që Martini kishte vdekur është larguar me shpejtësi. Në ato momente djali ka njoftuar nënën e tij dhe më pas policinë’, shprehet vëllai i viktimës.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ndue Zefit.