Vrasja mafioze e avokatit, Artan Hoxha: Ju tregoj si ndodhi

Vrasja mafioze e avokatit, Artan Hoxha: Ju tregoj si ndodhi

533
0

Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh. Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Po si ndodhi atentati? Detaje ka dhënë në “Opinion” gazetari, Artan Hoxha.

 

Artan Hoxha: Vrasja e Gurrës ka krijuar një lloj paniku në mes radhëve të avokatëve, e juristëve. Ishte një ngjarje e paralajmëruar priten të ndodhet në Elbasan. Unë kam bërë paralalimziin e një avokati shumë të njohur në Serbi, i cili u vra ne mes dy grupeve kriminale. Ekzekutimi i Gurrës ndodhi në një ditë, që e ke parasysh kur ka ndeshje shoqërohen me një ngjarje të rëndë.

 

Ai ka qenë në një nga lokalet në qendër të qytetit me dy miqtë e tij, papritur ndalon një Benz, nga kjo makinë del një person me kapele në kokë dhe i afrohet më pas e qëllon dy herë në kokë. Arma që është përdorur ka qenë një armë mini blow Zastava, është një armë e lehtë, e pasigurt. Nuk ka precizon, gjendet shumë lehtë. Është një prodhim në masë. Policia e ka jashtëzakonisht të vështirë, autori është me trup mesatar. Kamerat nuk japin shumë informacion, nuk kanë ende asnjë drejtim gishti se kush është autori. Nuk ka asnjë pistë pse është vrarë.