Vrasja e shqiptarit për motive etnike në Greqi,reagon Ministria e Jashtme

Vrasja e shqiptarit për motive etnike në Greqi,reagon Ministria e Jashtme

364
0

63-vjeçari Petrit Zifle, nga Berati emigrant në Korfuz të Greqisë u vra më 25 nëntor pas një debati për çështje të karakterit etnik. Ai ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga familja e tij, por u gjet i pajetë i hedhur në një kanal, nga një shofer kamioni. Siç thonë banore të zonës, viktima kishte patur një debat për çështje të karakterit etnik me autorin e krimit, një 44-vjeçar nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi. Autori kishte hapur debat me emigrantët për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe 63 vjeçari shqiptar. Personat e tjerë ne lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Petrit Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro. Më pas, ai i bën prite dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh në një kanal, ku u gjet te mërkurën e javës së shkuar. Ndërsa vetëm këtë të martë ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, që përmes zëdhënëses Edlira Prendi. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratë.