Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan ndërpresin shërbimet

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan ndërpresin shërbimet

359
0

Avokatët në Elbasan kanë ndërprerë shërbimet me Gjykatë, në shenjë proteste pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Ata dënojnë aktin kriminal të vrasjes së kolegut të tyre. Gjithashtu avokatët vendosën këtë të hënë për të vazhduar bojkotin edhe për 1 javë.

Ravik Gurra humbi jetën mbrëmjen e 22 Marsit pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal nga një person i maskuar. Ai njihet si avokati, i cili ndër vite ka përfaqësuar në gjykatë shumë nga “të fortët” e botës së krimit.

Tre janë çështjet më të forta që ka mbrojtur. Bëhet fjalë për grupimin “Hakmarrja për drejtësi”, Emiljano Shullazin dhe Endrit Zelën, si dhe disa nga anëtarët e një prej grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Së fundmi avokati kishte marrë nën mbrojtje Gjergji Kohilen dhe Sokol Boden policët e Vlorës që janë në arrati, pjesë e dosjes Tahiri.