Vrasja e “Nardit të bujtinave”, tre në pranga

Vrasja e “Nardit të bujtinave”, tre në pranga

461
0

Pesë ditë pas ekzekutimit mafioz të 35-vjeçarit Ferdinand Polia, në Shkodër policia thotë se ka arrestuar tre persona. Në operacionin e koduar “Step By Step”, në pranga kanë rënë tre bashkëpunëtorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes. Sipas policisë dhe ekzekutori është identifikuar (K. S., 27 vjeç) dhe është shpallur në kërkim.

 

Të arrestuar janë:

– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.

– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

 

Tre të arrestuarit kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

 

“Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme”, thotë policia.

 

Në vend ngjarje janë gjetur 20 gëzhoja, ndërsa viktima ka marrë në trup 18 plumba. Ka dyshime se për ekzekutimin e 35-vjeçarit është përdorur armë me silenciator e llojit “Skorpions”. Pasi kishte punuar për shumë vite në Itali, Ferdinand Polia sëbashku me familjen, kishin hapur një bujtinë në Theth.