Vrasja e ish-policit, flasin në polici dy vëllezërit që u konfliktuan me...

Vrasja e ish-policit, flasin në polici dy vëllezërit që u konfliktuan me Malkon në 2016-ën: I dhamë besën në xhami njëri-tjetrit se…

514
0

Policia vijon hetimet për vrasjen e 26-vjeçarit, Santiago Malko, mbrëmjen e kaluar në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

 

Mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona për t’i pyetur për ngjarjen, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

 

Sakaq mes të shoqërueve kanë qenë edhe vëllezërit Edmond dhe Gentian Lushi. Këta të fundit kanë patur një konflikt me viktimën në vitin 2016.

 

Sakaq, sipas gazetares Dorjana Bezat, dy vëllezërit janë shprehur për policinë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, pasi e kanë zgjidhur konfliktin e tyre.

 

Ata kanë theksuar se i kanë dhënë besën në xhami njëri-tjeterit për të mbyllur çështjen.

 

Ndërkohë, policia është përqendruar në një tjetër pistë hetimi, duke qenë se 26-vjeçari ka qenë i pranishëm në ngjarjen e 4 tetorit në ish Bllok, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.