Vrasja e dyfishtë në Shkodër, dalin DETAJE: Njëri nga vëllezërit ishte i...

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, dalin DETAJE: Njëri nga vëllezërit ishte i armatosur, qëlloi mbi autorët

514
0

Dalin të tjera detaje nga vrasja e dy vëllezërve Bilali ditën e djeshme në Shkodër.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga vëllezërit ka qenë i armatosur. Në momentin kur autorët kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve, 59 vjeçari Astrit Bilali u është kundërpergjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.

Një detaj i tillë është vërtetuar, pasi policia ka gjetur pranë viktimave gëzhojat si dhe armën tip pistoletë.

Ndërkaq po, policia ka gjetur edhe armën e krimit. Arma është gjetur në automjetin e djegur. Ndërkohë, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se përveë se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur në muajin dhjetor të 2018-ës.

Deri më tani Policia e Shkodrës ka shoqëruar mbi 15 persona, ndërkohë që ende nuk jane identifikuar autorët.

Viktimat Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali janë babai dhe xhaxhai i ish kampionit të boskit, Astmer Bilalit.

Ky i fundit është arrestuar disa muaj më parë si pjesë e grupit kriminal të Bajrave. Edhe ekzekutimi i dy vëllezërve në derën e shtëpisë dyshohet të ketë lidhje me ish kampinon, pasi vrasja mund të jetë kryer për larje hesapesh.